Më shumë se 17 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 06 February 2018
Në mbarë botën, më shumë se 175,000 fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet, një fëmijë i ri në sekondë, deklaroi sot UNICEF-i.
Agjencia e fëmijëve paralajmëroi se aksesi dixhital i ekspozon këta fëmijë në një larmi përfitimesh dhe mundësish, por në të njëjtën kohë i ekspozon ata edhe ndaj një sërë rreziqesh dhe lëndimesh, duke përfshirë përmbajtjet e dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bullizmin kibernetik, dhe keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale.
Në mbarë botën, 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë, dhe ende, siç është përcaktuar në raportin: Situata e Fëmijëve në Botë 2017: Fëmijët në botën dixhitale– shumë pak është bërë për t’i mbrojtur ata nga rreziqet e botës dixhitale; për të mbrojtur gjurmët e informacionit që lënë veprimtaritë e tyre online, si dhe për të shtuar aksesin e tyre në përmbajtje online të sigurt dhe cilësore.
Raporti e bën të qartë se detyrimi për mbrojtjen e fëmijëve në botën dixhitale iu takon të gjithëve, duke përfshirë qeveritë, familjet, shkollat dhe institucione të tjera. Megjithatë, aty theksohet se sektori privat, veçanërisht teknologjia dhe telekomunikacioni, ka përgjegjësi të madhe dhe të veçantë për ndikimin që ka teknologjia dixhitale te fëmijët, një përgjegjësi që nuk është marrë mjaftueshëm seriozisht. Fuqia dhe ndikimi i sektorit privat duhet shtuar për të çuar përpara standardet etike të industrisë së gjerë për të dhënat dhe privatësinë, si dhe praktikat e tjera që janë në dobi dhe në mbrojtje të fëmijëve online.
Sipas UNICEF-it, edhe Shqipëria, nuk bën përjashtim nga vendet e tjera. Fëmijët në Shqipëri kanë akeses ne imazhe të dëmshme të dhunës, pornografisë dhe abuzimit, ato janë të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe radikalizimit dhe nuk ka mekanizma praktik, për të parandaluar ekspozimin e tillë me përmbajtje të dëmshme për fëmijët.
Megjithatë, interneti është gjithashtu një burim i edukimit, rritjes, komunikimit, eksplorimit, informacionit dhe shumë më tepër. Me mbështetjen aktive te UNICEF, një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet katër ministrive është nënshkruar ne 2016, (Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike .Gjithashtu, u hartua një Plan Kombëtar Veprimi për sigurinë e fëmijëve në internet. Këto përpjekje, rezultuan në prezantimin e platformës së parë online në Shqipëri ‘ISIGURT’ (ëëë.isigurt.al) si një platformë raportimi për abuzimin dhe fyerjet në internet.
Edhe, Axhenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020, e ka përcaktuar qartësisht sigurinë e fëmijëve në internet si një nga prioritetet për veprim të qeverisë. Gjithsesi, reagimi nga institucionet përgjegjëse, nuk është në të njëjtin ritëm me sfidat dhe kërcënimet globale që interneti i ekspozon fëmijët në Shqipëri.
UNICEF Shqipëri, po punon për forcimin e kuadrit ligjor dhe të politikave bazuar në njohuri dhe evidenca të shëndosha, për vendosjen e standardeve të qarta për sektorin privat, për rritjen e kapaciteteve të profesionistëve në sektorë të ndryshëm, si dhe për fuqizimin e fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve që t’i mbajnë fëmijët të sigurt në internet.

T� tjera
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...
-
Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transp...
-
SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses...
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...

































