Auto&Tech

Elon Musk do të nisë raketën në hapësirë me veturë Tesla brenda

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 06 February 2018

Elon Musk do të tentojë të realizojë fluturimin e raketës më të fuqishme në botë, në të cilën do të vendoset një nga veturat e tij sportive.

Mekanizmi i lëshimit të raketës Falcon Heavy të ndërmarrësit amerikan, është e dizajnuar që të ketë kapacitetin e ngritjes dy herë më të fuqishëm se çfarëdo makine tjetër.

Mirëpo për shkak të numrit të madh të dështimeve në këtë fluturim nuk do të ketë njerëz. Musk ka vendosur që të dërgojë në hapësirë veturën e tij Tesla me një manekin brenda.

-Advertisement-

Kompania e raketave e Musk, SpaceX, i ka dhënë vetes kohë prej tre orëve që të lëshoj raketën ditën e martë.

Në qoftë se problemet teknike paraqesin vonesa atëherë do të tentohet hedhja e raketës edhe njëherë ditën e mërkurë.

Falcon Heavy

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera