Një grua u tmerrua kur në banjo gjeti një gjarpër rreth 10 metra të gjatë, i cili ishte ngjitur pranë tualetit të saj.
Chalisa Sunthorn, 48-vjeçare, hyri të dielën në mëngjes në banjo, në Tajlandë, dhe u shokua kur pa gjarprin duke qëndruar aty, transmeton Klan Kosova.
Sunthorn e thirri vajzën e saj, Tamporn, 18-vjeçare, e cila më pas i telefonoi shpëtimtarët që shkuan aty me një shkop të gjatë për të luftuar me të.
Pas shpëtimit, Chalisa tha: “Unë isha e përgjumur kur hyra në banjo. Isha me fat që e vura re gjarprin sepse më ndryshe më kishte sulmuar”.
“Gjarpri mund të më kishte ngrënë. Unë isha shumë e frikësuar dhe s’mund të shkoja sërish në tualet”.