Adoleshentët varrmihës në Britani (Video)
Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 06 February 2018
Ndërsa pjesa më e madhe e adoleshentëve as që e kanë idenë se çfarë do të bëjnë në jetë, dy 17-vjeçarë nga Britania e kanë nisur punën e tyre dhe zgjedhja që kanë bërë është disi e çuditshme.
Elli dhe Beni po trajnohen si varrmihës, një nga profesionet më të vjetra në botë. Sigurisht që detyra e tyre nuk është të marrin lopatat e të hapin varret. Beni është ai që bën transportin e të ndjerëve, ndërsa Elli i përgatit për banesën e fundit.
“Sonte jam në shërbim. Asnjëherë nuk është bukur të shkosh për të marrë një të vdekur. Mund të shkosh në një adresë e të gjesh një moshatar të vdekur, apo mbase dikë më të madh. Atëherë kupton se gjithçka mund të ndodhë”, thotë Beni.
Pasi mbaron detyra e Benit, nis ajo e Ellit, e cila bën që i ndjeri apo e ndjera të marrin kujdesin dhe respektin e duhur, gjë që lehtëson disi edhe dhimbjen e familjarëve.
“Nuk e kam problem të jem pranë vdekjes, sepse gjithnjë kam qenë ndryshe dhe nuk ka dyshime që kjo industri është ndryshe. Nuk mendoj se kjo punë do të më mërzitet ndonjëherë, e nuk besoj se mund të gjej një punë tjetër ku mund të tregoj veten”, thotë Elli.
Elli thekson se i kupton shumë mirë njerëzit dhe dëshiron t’i ndihmojë, prandaj mendon se ky profesion është i duhuri. Shumë mund të ngrenë vetullat me zgjedhjen e Ellit dhe Benit, sidomos në këtë moshë të re, por fundja fare, herët apo vonë të gjithë kuptojmë se vdekja është e vetmja gjë e sigurtë në jetë. /topchannel/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































