Lajme

Ramush Haradinaj merr vizën amerikane

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 05 February 2018

Lajmi se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mund të mos pajisej me vizë amerikane u bë kryetemë e ditëve të fundit.

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Washington.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë në një lidhje direkte në Info Magazine.

-Advertisement-

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera