Lajme

Darka e 22 burrave të shtetit me vetëm një grua

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 05 February 2018

Katër partneret e koalicionit qeveritar, AAK, PDK, NISMA, dhe AKR, të cilët nuk i besuan më shumë se dy vende për gratë në ekzekutiv, po vazhdojnë takime të tyre pa prezencën e grave.

Në darkën e mbrëmshëm që e organizoj zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, në të cilin ishin prezent Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj dhe shumë ministra të tjerë, si grua e vetme e pranishme ishte ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Ndonëse ishte një takim jo formal, ky takim dhe takime të tjera, ku sa herë që bie puna të takohen krerët e lartë shtetëror gratë po përfshihet tepër pak, po konsiderohet si i turpshëm.

-Advertisement-

Përkundër që në diskursin publik dhe politik në Kosovë, ekziston si ide e përgjithshme se barazia gjinore është një vlerë për një shtet demokratikë, Presidenca dhe qeveria duket se nuk e kanë dertin se kuota gjinore madje garantohet edhe me Kushtetutë, dhe se ata nuk po e respektojnë atë./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera