Lifestyle

Çka nuk duhet të bëjmë në punë?

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 04 February 2018

Shumica e njerëzve kanë arsye të shëndoshë, të paktën mendojnë që e kanë.Ajo përgjithësisht na tregon që në punë të mos vijmë me pixhame , të marrim ditë të lirë pa leje, apo të huazojmë automobilin e kolegut pa pyetur.

Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra, të cilat me të vërtetë nuk duhen të bëhen në punë, e megjithatë shumë njerëz i bëjnë, sepse i konsiderojnë të parëndësishme apo thjeshtë nuk kuptojnë se si duket kjo gjë. Ja disa nga këto:

Veshja e keqe Është rregull që asnjëherë të mos visheni më mirë se shefi, por mos u vishni edhe më keq.
E përdorni orarin e punës për çështje personale Kjo përfshin telefonatat me miq, dërgimi i mesazheve, korrespondenca në rrjetet shoqërore…
Kapërcimi i higjienës Në punë nuk duhet kurrë të shkoni pa bërë dush, me thonj të parregulluar, me flokë të yndyrshme, me erë të pakëndshme…
Dhënia e premtimeve të rreme Merrni përsipër vetëm ato obligime të cilat mund t’i përmbushni!
Krijimi i lidhjeve të dashurisë Lidhjet e tilla mund të kenë sukses, por më së shpeshti ua nxijnë jetën.
Ardhja në punë nëse jeni e sëmurë Ndoshta në mënyrë të dëshpëruar duhet ta kryeni ndonjë projekt, por nëse infektoni kolegët do të sillni më shumë dëme se dobi.
Përhapja e thashethemeve Askush nuk pëlqen të flitet për ta. Ashtu nuk do të bëni miq, por armiq.
Papërgjegjësia Nëse dëshironi ta mbani punën tuaj, duheni të tregoni përgjegjësi maksimale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera