Vërshimet, bizneset përgjatë autostradës në panikë (Video)
Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 04 February 2018
Reshjet e të shtunës mbrëma kanë rikthyer tek bizneset e autostradës frikën e përmbytjeve. Bizneset pohojnë që edhe pse përroi në Citypark është hapur dhe rreshjet kanë qenë larg nivelit të tyre në ditën e përmbytjes, përseri niveli i ujerave ishte në kufijtë e kritikes. Po ashtu edhe nënkalimi që ndodhet aty pranë është përmbytur dhe niveli i ujit në të ishte rreth 80 cm të shtunën në mbrëmje.
“Nëse niveli i rreshjeve të shtunën do të ishte afër atyre të datës 30 nëntor 2017, një përmbytje tjetër do të shënonte datën 03/02/2018”, thonë sipërmarrësit e autostradës.
Puna për hapjen e perroit sapo ka filluar. Ajo që duhet të zgjidhet është vazhdimi i hapjes së tij përtej autostrades deri tek ura e vjeter e Limuthit.
Fakti i fundit tregon se është pikërisht ky segment, i cili përbën rrezikun real të përmbytjeve, paralajmërojnë bizneset. Sipërmarrësit e autostratëd do t’i nisin një tjetër shkresë instituciioneve përkatësë (Bashkisë së Tiranës e Vorës, Prefekturës Tiranë dhe Ministrisë së Brendshme) ku kërkojnë marrjen e masave në mënyrë që zona të mos përmbytet më.
Aktualisht, pohojnë ata, akoma nuk na është tharë uji i përmbytjes së fundit të 30 nentorit 2017 dhe rrezikojme të kemi një tjetër.
“Një përmbytje tjeter edhe sikur në nivele të ulëta, do të thotë që ne të mbyllim fare biznesin, do të thotë një katastrofë për të gjithë zonën, ku ka jo pak biznese”.
Në 30 nëntor të vitit të kaluar, pas reshjeve të dendura të shiut, autostrada dhe zona e City Park u përmbytën duke sjellë dëmtime të rënda për bizneset e zonës por edhe qytetarët që në ato momente po udhëtonin me makina në autostradë.
Bllokimi i Përroit të Limuthit ishte një nga arsyet, ndërsa nuk ishte e qartë nëse u hapën rezervuarët që ndodhen mbi autostradë, ndonëse disa foto me peshq që dergjeshin në rrugë “dekonspiruan” deklaratat se rezervuarët nuk janë hapur.
Prefektura e Tiranës ngriti një grup pune për të studiuar situatën dhe mundësitë e zgjidhjes dhe zgjerimi i Përroit të Limuthit filloi pak ditë më vonë. Por, sërish sipërmarrësit janë të shqetësuar se masat nuk janë të mjaftueshme…/Monitor

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































