Sport

Leicester refuzoi 60 mln euro për Mahrez, tani i vendos edhe gjobë

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 02 February 2018

Në orët e fundit të merkatos së futbollit europian, Manchester City provoi të finalizonte një goditje të madhe që do ta përforconte dukshëm skuadrën kryesuese të kampionatit anglez.

Riyad Mahrez meritoi vëmendjen e “Citizens” dhe për këtë u bënë gati 60 milionë euro, por që iu kthyen dërguesit pa asnjë shpjegim dhe me refuzimin edhe për të nisur negociatat.

Pavarësisht se Manchester City kishte akordin me sulmuesin algjerian, skuadra Leicester City nuk pranoi ta largonte futbollistin në merkaton e janarit. Vet sulmuesi afrikan, i zhgënjyer për akordin që shpresoi deri në fund se nuk do të komplikohej, nuk u prezantua në stërvitje, duke marrë edhe një gjobë të majme, plot 230 mijë euro.

-Advertisement-

Riyad Mahrez është një prej heronjve të tifozëve dhe një nga lojtarët më të spikatur në “përrallën” që solli titullin kampion te Leicester City në vitin 2016. Por futbollisti algjerian kërkon të largohet nga “Foxes”, edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2020.

Klubi anglez i kishte rezistuar në verë sirenave të merkatos nga Roma dhe Arsenali, por më keq nga të gjitha negociatat përfundoi kjo e janarit me Manchester Cityn, një përplasje e derës në fytyrë që ka nervozuar edhe lojtarin. Pep Guardiola shpresonte të zëvendësonte të dëmtuarin Sane me sulmuesin Mahrez, por raundi i radhës në këtë “ndeshje” problematike spostohet tashmë në qershor.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy