Ismaili: Pamja e ’ NEWBORN’ sekret deri më 16 shkurt
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 01 February 2018
Mëngjesin e sotëm obelisku i pavarësisë së Kosovës “NewBorn” është larguar nga vendi ku ka qëndruar për gati 10 vite, shkruan Infokusi.com.
Ky largim u bë për vetëm pak ditë për tu rikthyer me pamje të re.
Portali ”Infokusi” ka kontaktuar me ideatorin e këtij obelisku i cili e ka konfirmuar largimin e tij duke treguar edhe arsyen.
“Mëngjesin e sotëm është larguar obelisku “New Born” nga qendra e Prishtinës sepse e kemi dërguar me i ndryshuar pamjen”, ka thënë Ismaili.
Ai duke mos dashur të tregoj për dukjen e re të “NewBorn” ka treguar vetëm datën kur do të rivendoset në Prishtinë.
“Pamjen e obeliskut nuk mund ta tregojmë deri në ditën kur do të rivendoset në Prishtinë më 16 shkurt, një ditë para pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Ismaili.
Rreth largimit të obeliskut “NewBorn“ portali Infokusi” ka kontaktuar edhe me Adil Behramin nga Këshillit Organizativ për shënimin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Behrami ka thënë se largimi dhe ndryshimi i pamjes së “NewBorn” po bëhen në koordinim me Ministrinë e Kulturës .
“New Born është larguar sot për të ndryshuar pamjen dhe e gjithë kjo po bëhet në koordinim më Ministrinë e Kulturës dhe Institutit për Mbrojtje të Monumenteve”, ka përfunduar ai.
Pamja e “NewBorn” ka ndryshuar disa herë që nga vendosja e tij, në përvjetorin e 6 të pavarësisë së Kosovës ai u ngjyron me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën për të vazhduar me ngjyrat ushtarake e deri vitin e kaluar ku shkronjat N dhe W janë shtrirë në tokë si shenjë kundërshtuese ndaj mureve ndarëse, “No Walls” ose Jo mure./INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































