Rozë

Tom Hardy me tatuazh pasi humbi bastin me Leonardo DiCaprion

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 31 January 2018

Në vitin 2015, Tom Hardy dhe Leonardo DiCaprio luajtën bashkë në filmin “The Revenant”, film që u vlerësua me shumë çmime ashtu si mori edhe kritika të jashtëzakonshme.

Por Tom kurrë nuk do ta harrojë këtë film…ai nuk do ta harrojë sepse ai tani ka një kujtim të përhershëm të filmit në trupin e tij, në sajë të kolegut të tij që fitoi çmimin Oscar.

Gjatë xhirimeve të filmit, DiCaprio ishte shumë i impresionuar me Hardyn dhe parashikoi se ai do të nominohej për çmimin Oscar, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Por kolegu i tij mendoi se ky ishte një supozim i çmendur, kështu që ai bëri një bast miqësor që përfshinte një tatuazh.

Nëse Tom do të nominohej për çmimin “Oscar”, ai do të bënte një tatuazh sipas zgjedhjes së fituesit e nëse nuk do të nominohej, tatuazhin do ta bënte DiCaprio.

Epo, në fakt Tom Hardy u nominua dhe më në fund ka realizuar bastin, dy vjet më vonë.

Tom, i cili në fakt nuk fitoi çmimin prestigjioz Oscar tani ka një tatuazh në krahun e tij që lexon, “LEO I DI TË GJITHA”.

Shkronjat kanë madhësi të ndryshme por megjithatë mund të shihen qartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera