Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare paraqet një ndër të arriturat më të mëdha, tha zv/kryeministrit Hoxhaj
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 30 January 2018
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), përkatësisht ecuria e aplikimit të anëtarësimit në këtë institucion, ishte çështja për të cilën ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të vendit dhe bashkëveprimi i bazuar në një plan unik për çështje të tilla, do të kurorëzohej me sukses në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, paraqet një ndër të arriturat më të mëdha të vendit tonë, tha në fillim të ekspozeut të tij zv/kryeministrit Hoxhaj. Ai më pas njoftoi se derimëtani, Kosova është anëtarësuar në 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe anëtarësimin në Bankën për Zhvillim Ekonomik dhe institucione të tjera, nëpërmjet të cilave është forcuar subjektiviteti ynë shtetëror.
Për sa i përket anëtarësimit në KE, Hoxhaj, fillimisht foli për procedurën e aplikimit, si dhe për sfidat që e përcjellin këtë proces.
Për të arritur suksese në këtë proces, ai vlerësoi se është i domosdoshëm që të ngritët niveli i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit, Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, tha në vijim, zv/kryeministri Hoxhaj, duhet të formojnë një grup të përbashkët dhe të hartojnë një strategji unike të lobimit.
Më pas, ai p ashtu bëri të ditur se procesi i anëtarësimit në KE, bazuar në praktikat e gjertanishme zgjatë përafërsisht dy vjet nga dita e aplikimit. Ne tha ai, gjatë këtij viti do të aplikojmë për anëtarësim në këtë institucion, ndërkaq, anëtarësimi i plotë i vendit tonë pritet që të ndodhë në vitin 2020, atëherë kur kryesimin e KE-së do ta ketë Gjermania.
Pas kësaj, zv/ kryeministri Hoxhaj, u është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që ngritën anëtarët e komisionit, ndërkaq, në formë të një bashkëbisedimi është vijuar me një debat të ndërsjellë për gjetjen e formës më të mirë të një bashkëveprimi institucional.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























