2 mijë euro gjobë për ekzaminerin gjakovar që mori ryshfet
Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 29 January 2018
Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka dënuar me dy mijë euro gjobë, ekzaminerin Luan Haxhishabani, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili akuzohej se kandidatëve për patentë shoferi u kishte marrë para për t’ua kaluar provimin teorik.
Haxhishabani është dënuar me gjashtë muaj dënim me burg, i cili iu zëvendësua në gjobë prej dy mijë eurosh si dhe u obligua që të dëmtuarve Blendi Koci dhe Artan Ndau, t’ua kompensojë shumën prej 300 eurosh, të cilat i kishte marrë me rastin e kryerjes së veprës penale.
Ky aktgjykim është shpallur, pasi që fillimisht kjo gjykatë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë së arritur midis të akuzuarit dhe prokurorit Agron Matjani.
Sipas marrëveshjes së bërë më 12 dhjetor 2017, Luan Haxhishabani, parashihej të shpallej fajtor për veprën penale si në aktakuzë dhe të dënohej me 5 deri në 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i zëvendësohej me gjobë në shumën prej 1500 deri 2000 euro.
Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Masar Vula, deklaroi se marrëveshja për pranimin e fajësisë është bërë në përputhje me dispozitat ligjore dhe pa ndikim apo presion ndaj të akuzuarit, andaj kërkon që pas aprovimit të saj si të tillë, ndaj klientit të tij të shqiptohet minimumi i dënimit të paraparë.
Sipas aktakuzës, Luan Haxishabani, akuzohej se gjerë në periudhën 19 gusht 2016, në qendrën për patentë shofer në Gjakovë, kishte keqpërdorë detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në atë mënyrë që në pozitën e ekzaminierit- pyetësit për pjesën teorike të testit të patentë shoferit, kandidatëve Blendi Koci dhe Artan Ndau, iu ka marrë shuma parash prej 300 deri 400 euro, në mënyrë që të kalonin testin teorik.
Me këtë rast, i akuzuari Haxhishabani, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /betimiperdrejtesi/.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...






























