Përurohet laboratori për analiza bujqësore dhe serra eksperimentale në Pejë
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 29 January 2018
Me funksionalizimin e laboratorit për analiza bujqësore dhe serrës eksperimentale, po krijohen mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë sipas standardeve evropiane.
Pajisja e Institutit Bujqësor të Kosovës me këtë laborator dhe serrë eksperimentale, të cilat janë inauguruar sot, është mbështetur nga projekti italian “KosAgri”, i cili financohet nga Qeveria e Italisë, e që është implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Me rastin e inaugurimit të këtij projekti, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka vlerësuar se ky laborator modern dhe kjo serrë do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë. “Krahas investimeve në kuadër të këtij projekti, Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MBPZHR-ja do të vazhdojë investimet edhe në shumë projekte tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe më tej avancimin dhe fuqizimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, potencialet e të cilit po zgjerohen çdo ditë e më shumë”, ka thënë Halimi. Ai po ashtu ka treguar se projekti synon zbatimin e nismave në Kosovë në perspektivën e procesit të integrimit evropian me standardet e kërkuara. Sipas tij, tashmë IBK-ja ka krijuar një laborator referent ndërkombëtar për mbrojtjen e bimëve.
Ndërkaq, zëvendës ambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini, tha se ky projekt ka rëndësi shumë të madhe strategjike për dy objektivat kryesore të Kosovës, siç është zhvillimi ekonomik dhe procesi i integrimit evropian në këtë sektor. “Ky projekt do të ndihmojë avancimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, i cili është edhe një faktor i zhvillimit ekonomik e krahas kësaj ky projekt do t’i krijojë lehtësi vendit për të eksportuar produktet agrokulturore, gjë që edhe promovon zhvillimin rural të vendit”, tha zëvendës ambasadori Corradini.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci, ka treguar se viteve të fundit, kanë bërë investime të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të Institutit. “Instituti Bujqësor, i cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së ka arritur të funksionalizojë laboratorin për analiza bimore dhe serrën eksperimentale, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e menaxhimit të integruar të dëmtuesve në pemëtari, si dhe do të krijojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë organike”, ka thënë drejtori Geci.
Ndryshe, projekti italian “KosAgri”, është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Instituti Agronomik Mesdhetar në Bari të Italisë, ndërsa vlera e projektit për funksionalizimin e laboratorit dhe serrës arrin vlerën prej 260 mijë euro.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































