Dortmundi i rrëmben Barçës talentin e “La Masia”-s
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 29 January 2018
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc kishte punuar prej kohësh për transferimin e tij, e tashmë duket se e ka kompletuar. Bëhet fjalë për Sergio Gomez, talentin e mesfushës që luan në të majtë, e që është rritur në akadaminë katalanase “La Masia”
Shërbimet e 17-vjeçarit i kërkonin edhe dy ekipet londineze, Arsenali e Chelsea. Por ka qenë Dortmundi që ka plotësuar klauzolën e prishjes së kontratës së tij me Barcelonën, për shumën e 3 milionë eurove.
Gomez, siç shkruan e përditshmja gjermane “Kicker”, do të luajë me 19-vjeçarët e Dortmundit deri në verë, e duke nisur nga 1 korriku i kësaj vere do të bëhet pjesë e skuadrës së parë të ekipit nga “Signal Iduna Park”.
Talenti i ri spanjoll ka mbuluar një sërë rolesh në mesfushë, duke parë edhe tiparet e tij sulmuese. Por, pozicionin e tij më të preferuar ka krahun e majtë, ku pritet të sjellë cilësi të larta teknike. Ai nuk vlerësohet vetëm për këto, por edhe për leximin e lojës.
I gjatë vetëm 1.70 metra, futbollisti spanjoll ka shënuar 4 gola në Botërorin e U17-s vitin e kaluar, e pas atij kompeticioni u votua si i dyti më i mirë i turneut. Por, ai mund të përdoret edhe si mesfushor qendre.


T� tjera
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...





































