Amandamentet kundër gjuhës shqipe të VMRO-së hidhen në koshin e plehrave
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 29 January 2018
Diçka e pazakontë ka ndodhur së fundi ku siç ka raportuar portali maqedonas Republika.mk me anë të disa pamjeve, amendamentet që partia opozitare ka dorëzuar në Kuvend, e që në thelb kanë përpjekjen për të bërë të pamundur që gjuha shqipe të jetë zyrtare, kanë përfunduar në një kosh plehrash pikërisht në afërsi të Kuvendit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj partie, ku në një deklaratë ka akuzuar pushtetin se ka dorë në këtë akt.
“Kujt i pengojnë amendamentet për ligjin anti-kushtetues për dygjuhësi? A është ky një akt i organizuar dhe sa persona janë të përfshirë në këtë akt të turpshëm dhe jodemokratik? Kush e dha urdhërin? Me hedhjen e amendamenteve a ka dashur dikush të përcjellë porosi se çdo tentim nëpërmjet diskutimit të argumentuar dhe mohimi juridik i ligjeve antikushtetuese, është i kotë? A po dëshiron dikush të përcjellë porosi se me ardhjen e Zaevit në qeveri demokracia përfundoi në kosh?”, tha Darko Kostovski.
Por shërbimi për informim i Kuvendit maqedonas, nëpërmjet një reagimi me shkrim hedh poshtë pretendimet VMRO -së për gjoja hedhjen e amendamenteve në kosh. Në njoftim thuhet se pas kontrollit të brendshëm është përcaktuar se të gjitha amendamentet e parashtruara për ligjin e gjuhëve janë pranuar me rregull në arkivin e
Kuvendit, ndërsa amendamentet e paraqitura në publik janë kopje të amendamenteve të cilat janë futur me rregull në procedurë dhe janë publikuar në e-parlament, me çka janë të kapshme për të gjithë 120 deputetët dhe për publikun. Në njoftim thuhet se duke pasur parasysh numrin e madh të amendamenteve të parashtruara, Shërbimi i Kuvendit me rregull po vepron në kornizat e detyrave të veta deri në përfundimin e plotë të procesit, thuhet në reagimin e shërbimit për informim të Kuvendit.
“Sipas gjendjes së përcaktuar faktike, konstatimet e prononcuara në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së në ditën e sotme dhe të djeshme janë përpjekje për manipulimin e ashpër me publikun dhe diskreditimin e Shërbimit të Kuvendit.
Si Dhomë Ligjvënëse apelojmë që subjektet politike të përmbahen nga spekulimet dhe mos ta dezinformojmë opinionin, sepse kjo e dëmton autoritetin e Kuvendit dhe proceset reformuese rrjedhëse”, thuhet më tej në reagim.
Sakaq, deputetja e shumicës parlamentare, Ivana Tufegxhiç, në profilin e saj të Facebook-ut i bëri thirrje opozitës që t’i përdorë mekanizmat parlamentar nëse duan të tregojnë se nuk pajtohen me ndonjë çështje, e jo të përdorin lajme të rreme.
“Amendamentet që janë gjetur në kosh shihet se janë të verifikuara siç duhet. Me shumë gjasë bëhet fjalë për kopje, por shpërndarja e lajmeve të këtij lloji nuk di për çfarë arsye, fillimisht është mungesë respekti për shërbimet e kuvendit të cilët gjatë gjithë fundjavës janë në punë që t’i procedojnë të gjitha amendamentet”, u shpreh Tufegxhiç.
Ligji për gjuhët, ose siç thuhet ndryshe “për shqipen”, pritet të kalojë sërish për miratim në Kuvendin maqedonas, pas kthimit nga Presidenti Ivanov që nuk pranoi ta dekretonte. Por nëse kalon edhe kësaj here, atëherë nuk ka më asnjë pengesë kushtetuese për t’u jetësuar në realitet, ku shqipja pra kthehet në gjuhë të dytë zyrtare. Dhe VMRO, me amendamentet e saj është angazhuar në pengimin me çdokusht të këtij procesi, si kundërshtuese e ashpër e shqipes-gjuhë e dytë zyrtare.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...