Cuoci: Situatë e qetë, s’kemi plan për zvogëlimin e trupave
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 28 January 2018
Me gjithë ngjarjet e fundit që ndodhen në veri, situata në Kosovë është e qetë dhe stabile. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci, i cila ka theksuar se NATO e mbështet transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, vetëm nëse bëhet me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
Ai thotë se edhe pas ngjarjes së fundit në veri, ku u vra Oliver Ivanoviq, KFOR me të gjitha institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, po mundohen që ta mbajnë një situatë të qetë, edhe pse rasti në fjalë në njëfarë mënyre, sipas tij, ka prekur pak gjendjen e sigurisë në vend.
Cuoci ka folur edhe për takimin me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, i cili patë thënë se është njoftuar nga komandanti i KFOR-it, se mund të ketë trazira në Kosovë, megjithatë Cuoci ka thënë se i ka thënë që nuk ka nevojë për shqetësim.
Ai tha se me institucionet e sigurisë në Kosovë, kanë një bashkëpunim shumë të mirë, me qëllim që të garantojnë një mjedis të qetë.
Komandanti i KFOR-it, Cuoci u ndal edhe te bashkëpunimi i KFOR-it me vendet e rajonit, duke pohuar se kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi, me të cilët i takon si partnerë për të shkëmbyer informata.
Kurse, sa i përket FSK-së dhe shndërrimin në forcë të armatosur, ai tha se do të mbështesin çdo gjë, nëse bëhet përmes ndryshimeve të kushtetutës.
Ndërsa tha se nuk ka ndonjë plan për zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Megjithëse në momentin kur kjo do të ndodhë, është një sinjal i mirë dhe shenjë e aftësisë që Kosova mund t’i kryej vet detyrat e saj.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































