Në këtë shtet, ja si është ndryshimi i pagesës Doganore për veturat e prodhuara para 2008-tës
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 28 January 2018
Qytetarët që do të importojnë makina të prodhuara para 2008-ës, do të paguajnë TVSH 20 për qind për zhdoganimin me çmimet referencë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin “Për vlerësimin e mallrave me qëllimeve doganore”, ku përcaktohen çmimet referencë për makinat, fugonat, kamionçinat dhe kamionët e tonazhit të lartë të para 2008 ës. Mbi çmimet referencë llogaritet 20 për qindëshi i TVSHsë, i cili është i vetmi detyrim doganor, që paguhet për makinat e importuara.
Për zhdoganimin e makinave, administrata doganore i referohet publikimit të buletinit të “Quattroroute”, që jep të dhënat për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit. Buletini publikohet dy herë në vit, në muajin janar dhe korrik, ku ka të përcaktuara edhe çmimet referencë për të gjitha makinat e prodhuara në 10 vitet e fundit. Po në rast se qytetarët do të importojnë makina të prodhuara para 10 vjetësh, pra një makinë të prodhuar në 2016, për vlerën e zhdoganimit administrata doganore do të përdorë çmimet referencë të publikuara në udhëzimin e Financave. Pra, çmimet referencë do të përdoren për makinat para 2008-ës, që kanë mbetur jashtë buletinit që jep të dhëna të certifikuara.
“Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjenden të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin. Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabelë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Financave. Nga doganat, çmimet referencë përdoren kur blerësi i makinës paraqet faturë jokorrekte apo me vlerë minimale blerjeje.
Zhdoganimi
Çmimet referencë për makinat kanë mbetur të pandryshuara. Udhëzimi i Financave, në parim përditëson metodologjinë e llogaritjes së taksës së zhdoganimit me të dhënat e buletinit “Quattroroute”, që përmban të dhënat vetëm të 10 viteve të fundit.
“Panorama” boton tabelën me ndryshimin e pagesës në doganë për makinat e prodhuara para vitit 2008. Çmimet referencë të shitjes, sipas udhëzimit janë të ndara sipas cilindratit të makinës ,që varion nga 1900 ç, deri në 4500 ç. Për ta konkretizuar, në rast se një qytetar do të importojë një makinë të prodhuar në vitin 2006 apo 2007 me cilindrat deri në 1400 ç, për taksën e TVShsë, dogana do t’i referohet çmimit referencë. Për këtë makinë, çmimi referencë i vendosur në udhëzim është 130 mijë lekë dhe TVSHja e zhdoganimit është sa 20 për qind e çmimit referencë. Në këtë rast, taksa e zhdoganimit është 26 mijë lekë. Për makinat me cilindrat nga 1400 ç deri në 1900 ç, çmimi i referencës së blerjes është 200,000 lekë. TVSHja që do të paguhet është 40 mijë lekë.
3/5 makinat me cilindrat nga 1900 ç deri në 2500 ç, çmimi referencë i blerjes së autoveturës është 325 mijë lekë dhe për këto makina, taksa e zhdoganimit është 65 mijë lekë. Për makinën me cilindrat 4500 ç, çmimi referencë i blerjes sipas udhëzimit është 800 mijë lekë. Taksa që do të paguhet do të jetë 160 mijë lekë.
Zhdoganimi i Automjeteve:
Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane. Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë. Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit, që jepet në buletin. Vlera për kamionçina, fugona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë. Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si në tabel.
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...