Nishani mund të marrë drejtimin e PD-së? Flet ish-presidenti
Autori: Gazeta inFokus
19:07 | 27 January 2018
Ish-presidenti i Republikës dhe ish-ministri, Bujar Nishani ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, Nishani ka folur edhe për raportin me Lulzim Bashën si dhe raportet me të. Nishani u shpreh se ka vlerësim maksimal për kreun e PD, pavarësisht se ai ka më pak eksperiencë në krahasim me Berishën, por ajo fitohet me kalimin e kohës.
“Unë kam vlerësimin maksimal për Bashën. Ai është një lider i ri, pavarësisht se nuk ka shumë eksperiencë në politikë në krahasim me Berishën, por ajo fitohet me përballje dhe me dështime. Por unë mendoj se ai ka marrë mbështetjen e anëtarësisë së PD dhe ka edhe eksperiencë në politike nuk është se nuk ka fare, pasi ka qenë ministër etj. Unë mendoj se ai do vijë gjithmonë duke e fituar besimin edhe nga pjesa skeptike. Besoj se rrugëtimi i Bashës nuk do jetë i lehtë, por do jetë një rrugë që me mbështetje do të piqet dhe do krijojë atë figurë që duan qytetarët”- tha ish presidenti.
Ndër të tjera, Bujar Nishani tha se aktualisht po drejton një institut dhe nuk ka në plan të marrë drejtimin e PD.
“Më shumë rëndësi ka të jesh më shumë i angazhuar në forma të ndryshme. Unë aktualisht po drejtoj një instituti që është i fokusuar tek qeverisja e mire dhe tek siguria globale, por unë do vazhdoj të bashkëpunoj dhe të jap kontribut për PD. Nuk kam ndonjë projekt konkret për momentin por jam në mbështetje dhe në aktivitet politik. Unë jam investuar në politikë dhe përveç Berishës kam qene më shumë i angazhuar nga të tjetër dhe kam eksperiencë të gjatë. Instituti që unë drejtoj do ketë edhe analiza dhe denoncime të ndryshme. Pra unë do eci me atë që ofron shpejtësia e kohës. Instituti im nuk lidhje dhe qëllim krijimin e një partie tjetër. Nuk e kam menduar dhe as nuk kam një plan të tillë për të drejtuar PD. Vijoj të kem kontakte me Bashën. Unë mendoj se Basha do e çoje vendin aty ku duhet”- tha Nishani. /BW/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...


































