Nga 1 janari, policia ka shqiptuar mbi 15 mijë tiketa
Autori: Gazeta inFokus
18:22 | 27 January 2018
Që nga një janari i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 15 mijë tiketa për kundërvajtje të ndryshme.
Prej tyre mbi 14 mijë janë gjoba në lartësi prej 500 euro.
Policia e Kosovës edhe para datës një(1) janar ka qenë duke zbatuar Ligjin për Trafikun Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2016, ndërkaq nga një(1) janari 2018 ka filluar edhe zbatimi i Ligjit për kundërvajtje, i cili është sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë, e që Policisë së Kosovës i ka dhënë kompetenca shtesë në shqiptimin e gjobave në vendin e ngjarjes. Udhëheqësi i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës, nënkolonel Haxhi Krasniqi, tha për Radio Kosovën se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Policia ka intensifikuar punën në trafik.
Vetëm në vitin 2017 kemi pasur 137 jetë të humbura, është shumë, ne jemi përgjegjës e Policia më së shumti. Nuk është qëllimi i Policisë të dënojë qytetarët tanë.
Ndërkaq prej fillimit të zbatimit të Ligjit për Kundërvajtje janë shqiptuar mbi 15 mijë tiketa, thotë Krasniqi. Ndërkaq Komisioni për Vendosje ka pranuar 46 ankesa.
Mbi 15 mijë gjoba,mbi 14 mijë janë proceduar në Polici pa shkuar në gjykatë. Deri sot 46 ankesa ,mbi 500 qytetarëve u janë hequr pikët nga patentë shoferi.
Krasniqi bëri të ditur se 214 qytetarëve u është ndaluar drejtimi i automjetit. Sipas tij, me gjithë shtimin e masave në trafikun rrugor, nga 1 janari e deri më tani kanë humbur jetën 7 persona. Policia e Kosovës apelon te ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat që parashihen me ligj, ngase ndaj atyre që nuk e bëjnë këtë, do të ketë zero tolerancë.

T� tjera
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...






























