Lajme

Kryeprokurori kërkon zbardhjen e vrasjeve me të cilat do të merret edhe Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 27 January 2018

Aleksander Lumezi ka kërkuar sot zbardhjen e vrasjeve të figurave publike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pasluftës.

Në këtë mënyrë, Kryeprokurori ka kërkuar zbardhje të krimeve me të cilat do të merret Gjykata Speciale, e cila është themeluar për t’i zbardhur vrasjet e para, gjatë dhe pasluftës. Pra, vrasjet që kanë ndodhur në periudhën 1998-2000.
Në dhjetor të 2017’ës, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, kishte njoftuar se Gjykata Speciale kishte marrë një grumbull dosjesh të krimeve të kryera para, gjatë dhe pas luftës.

“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit. As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, kishte thënë Lumezi, për RTK’në.

-Advertisement-

Por, një muaj më vonë, Lumezi ka kërkuar zbardhjen e krimeve me të cilat do të merret pikërisht Gjykata Speciale. Ka thënë se Prokurorët duhet t’i zbardhin vrasjet e personave publikë të para luftës, gjatë dhe pas luftës, shkruan Gazeta Express.

“Në fund Aleksander Lumezi tha se nga të gjithë prokurorët e shtetit pritet angazhim maksimal në luftën kundër sfidave kryesore siç janë krimi i organizuar, korrupsioni i nivelit të lartë, terrorizmi, krimet e luftës dhe në veçanti, vrasjet e pandriquara të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Por, me krimet e para, gjatë dhe pas luftës do të merret Gjykata Speciale. Mandati i saj, është prej fillimit të vitit 1998 deri në fund të vitit 2000. Pra, përfshirë kohën e para, gjatë dhe pasluftën.

Ndërkohë, sistemi i drejtësisë, për 19 vjet ka dështuar të zbardhë vrasjet e kryera para, gjatë dhe pasluftës.

Për këtë arsye dhe për shkak të një raporti të Senatorit Zviceran, Dick Marty, është themeluar Gjykata Speciale, e cila do të merret me zbardhjen e krimeve të pretenduara se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtarët të Kosovës.

Themelimin e kësaj Gjykate e patën përkrahur Hashim Thaçi bashkë me PDK’në, LDK dhe pakicat.

Ndërkohë, ditëve të fundit, Thaçi është duke e përkrahur një nismë të deputetëve për ta shfuqizuar Specialen. Por, kjo nismë ende nuk ka pasur sukses pasi ka mbetur e pa përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera