Auto&Tech

Makina e Hitlerit vlen më shumë se 7 milionë dollarë, pronari refuzon ofertën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 24 January 2018

Pronari i të famshmit Mercedez Benz 770k Grosser i vitit 1939, i përdorur për një kohë të gjatë nga Adolf Hitleri ka refuzuar ofertën e bujshme prej 7 milionë dollarësh gjatë ankandit të zhvilluar në Scottsdale, Arizona me pretendimin se makina në fjalë vlen shumë më tepër.

Një makinë shumë e debatueshme, për shkak se ishte e lidhur ngushtë me Führerin, i cili e përdori për një kohë të gjatë, si një makinë parade për personalitete të njohura dhe për parada të mëdha naziste gjatë viteve 1939-1941.

Makina e famshme, që është fotografuar me mijëra herë, ka ardhur e ruajtur në mënyrë perfekte deri në ditët tona, bashkë me targën origjinale “1A 148461”, dokumentet e SS dhe ato të ofiçinave të Mercedesit. /gsh/

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy