Lajme

Po përgatitet një marrëveshje e re për demarkacionin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 23 January 2018

Nsma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re, janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këto dy parti po synojnë që të arrihet ratifikimi i në Kuvendin e Kosovës i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi me 80 vota.

Kështu thotë në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, deputeti i Alternativës, Ilir Deda. Ai pohon se ka biseduar me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës nuk është AAK.

-Advertisement-

“Unë kam biseduar me disa anëtarë të Qeverisë të cilët nuk janë nga AAK-ja. Janë nga tjera parti tjera. Ata po mundohen që ta bëjnë një deklaratë me Qeverinë e Malit të Zi, e cila do ta rikonfirmon pikën 7 të marrëveshjes së demarkacionit e cila do thotë se në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, tha Deda në emisionin “Fakt Plus”.

“Unë jam i prirur të besoj që kjo iniciativë e qeverisë që nuk është AAK do të ketë sukses në mënyrë që të gjithë ta votojnë demarkacionin në Kuvend. Është iniciativë e NISMA-s dhe AKR-së, nëse nuk gaboj”, shtoi “Deda”

Sa i përket qëndrimit të tij, Deda nuk e bëri publike, vetëm pret që sa më parë të bëhet një marrëveshje e tillë, që do të jetë në të mirë të vendit.

Për më shumë VIDEO:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera