Sport

Njihuni me talenten ‘e zjarrtë’ që e adhuron Sergio Ramos-in

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 23 January 2018

Abby Elinsky është një ndër talentet më të mëdha të futbollit të femrave në SHBA.

Ajo po fiton çdo ditë e më shumë, pasi u zgjodh në mesin e të rejave që do të luajnë në elitën e futbollit me skuadrën Huston Dash sezonin e ardhshëm.

Përpos pasionit të madh për futbollin, ajo e pëlqen shumë edhe një prej lojtarëve më të mirë në botë, në pozitën e mbrojtësit.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Sergio Ramos të cilin ajo e vlerëson si “Aq perfekt”.

Elinsky do e sprovojë veten në profesionizëm, pasi ishte e 30’ta në mesin e talenteve të përzgjedhura në ‘draft’, sistem ky që aplikohet në SHBA.

Ndeshja e parë e skuadrës së saj është më 24 mars, ndërsa Elinsky do të paraqitet në stërvitjen e parë të ekipit më 19 shkurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera