Protestë në Shkup kundër ‘dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë’
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 21 January 2018
Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) edhe shoqata “Tvrdokorni”, përfshi disa shoqata tjera, për sot në ora 13:00 në Shkup, kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë.
Protesta e thirrur është kundër, siç thonë, “dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”.
Sipas tyre, dygjuhësia është humbje e karakterit maqedonas të shtetit dhe se humbet vetë shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëhet shteti i tretë shqiptar në Ballkan, shkruan “Zhurnal”.
Ndërkaq, VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj shkrimeve në media lidhur me kundërshtimet e liderit të saj për gjuhën shqipe.
Në reagimin e kësaj partie dje drejtuar mediave thuhet se, lideri Hristian Mickovski nuk është kundër shqiptarëve, por se, Ligji për gjuhët nuk është kushtetues dhe se dëmton maqedonasit, shqiptarët por edhe etnitetet tjera.
“Deklarata lidhur me Ligjin për Gjuhët është dhënë mbi bazën e analizave të bëra për dëmet që mund të sjell ky akt ligjor, si dhe në raport të jo kushtetueshmërisë, poashtu edhe në raport me rrezikun e kohezitetit në Republikën e Maqedonisë. Ky Ligj, definitivisht nuk do të jetë në dobi të shqiptarëve, kurse do të shkaktoj implikime të rëndësishme financiare. Ky Ligj është jo kushtetues, e ndryshon karakterin e shtetëror dhe është vështirë i zbatueshëm. Kjo do të sjellë pasoja që institucionet e vendet të mos jenë funskionale, si për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni kanë nevojë për institucione funksionale”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































