Përse dashuritë e mëdha shkatërrohen
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 19 January 2018
Shumica e martesave që ju duken të lumtura, në realitet janë ndryshe.
Bashkëshortët e maskuar shumë mirë janë mësuar që të buzëqeshin kur ndodhen në publik dhe të aktrojnë martesën e harmonishme, ndërkaq në të vërtetë kanë një milion problemesh. Andaj, herën tjetër mos u befasoni kur të dëgjoni që është shkatërruar edhe një familje e lumtur.
Shkaqet për prishje martese janë të shumta, mirëpo kryesisht janë femrat ato që iniciojnë divorcin dhe i kthehen së ardhmes më të mirë, shkruan Telegrafi.
Nuk është më argëtues
Kur jeni njohur, keni qenë të rinj dhe të pabrenga. Shumicën e kohës e keni kaluar duke u argëtuar dhe duke fantazuar për të ardhmen. Të shumtën e rasteve secili çift që bëhet me fëmijë e kupton se nga ai moment kur do të ballafaqohen me përgjegjësinë prindërore, nuk do të kenë më argëtime.
Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë
Pothuajse nuk ekziston njeri i cili është i martuar, që së paku herë pas herë të mos jetë ankuar për problemin e këtillë. Puna, fëmijët dhe mirëmbajtja e shtëpisë janë të lodhshme. Nganjëherë seksi është gjëja e fundit e cila ju bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Nuk është e thënë se kjo është e drejtë, mirëpo thjesht është kështu. A është kjo vërtet arsyeja e vetme për divorc? Nuk është zgjidhje e mirë të jeni të martuar ndërkaq të mos ketë seks, mirëpo mund të planifikoni diç romantike, të shkoni në vikend dhe të ikni nga obligimet dhe t’u ktheheni epsheve të vjetra.
Mashkulli nuk është më në vend të parë
Natyrisht që nuk është kur janë të pranishëm fëmijët. Dhe ajo ankesë vjen nga njeriu i cili i ka po ata fëmijë. Ai thjesht nuk është i pjekur dhe nuk mund të pajtohet me faktin që jeta juaj nuk sillet më vetëm rreth nevojave tuaja. Bisedoni, krijojani vetes momentet e vetmisë për ju të dy, bëni dashuri dhe pastaj bisedoni sinqerisht.
Ka humbur respekti
Pas gjithë atyre viteve të përbashkëta më nuk ju shikon si femër të pavarur dhe me vetëbesim të potë. Me fjalë të tjera, vetëbesimi juaj është zhdukur që kur nuk keni arritur ta ktheni linjën e trupit pas lindjes, ndërkaq familjen e konsideroni më të rëndësishme se karrierën. Veç kësaj, a ka mbetur ndokush pa u ndryshuar pas kalimit të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit? Edhe ai ka ndryshuar, mirëpo ato ndryshime nuk i vëren.
Angazhimet dhe ankimet
Fatkeqësisht, ankimet dhe pengesat në martesë shpesh mund të bëhen përditshmëri. Juve keni nevojë për ndihmë, ndërkaq ai nuk ju ndihmon. Dhe në fund ju bëheni një llomotitëse e cila vazhdimisht është e pakënaqur. Komunikimi i sinqertë është mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet. Uleni në kolltuk dhe fillojeni bisedën.
Të tjera
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...