Zbulohet edhe një tunel në të cilin njerëzit iknin nga komunistët (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 18 January 2018
Ky ishte një moment prekës, më kujtoi kohën kur si djalë i ri u betova se përgjithmonë do të luftoj kundër murit, tha Carl-Wolfgang Holzapfel, pensionisti 73-vjeçar, i cili ndihmoi në ndërtimin e tunelit 80 metra të gjatë, tre deri në gjashtë metra nën tokë, i cili u gjet kohët e fundit në rrugën e qytetit të Berlinit. Për gjysmë shekulli tuneli kishte qenë një sekret i vërtetë në Gjermani, transmeton KosovaPress.
Kur Gjermania Lindore ndau pjesën e vet të Berlinit nga pjesa tjetër në vitin 1961, shumë familje dhe miq mbetën të ndarë. Jo shumë kohë pas kësaj, një njeri i quajtur Gerhard Weinstein mblodhi një numër të rinjsh dhe së bashku filluan të gërmonin tunelin pranë murit që ndau qytetin e tyre.
“Ata donin të shkonin në bodrumin e një ndërtese banimi në anën tjetër të murit.Tuneli duhet të përdoret për ta kthyer vajzën e re të Weinstein dhe një pjesë të familjes dhe miqve në anën tjetër. Kasollja dhe bodrumi ishin disa metra larg njëri-tjetrës, por të ndara nga botët e ndryshme politike”, tha arkeologu Torsten Dressler, i cili zbuloi tunelin.
Por planet e tyre, para përfundimit, u thyen nga policia e Gjermanisë Lindore, Stasi famëkeq. Ata mbyllën tunelin, e mbushën atë me betone dhe arrestuan 21 persona që morën pjesë në gërmime ose planifikonin të iknin përmes tunelit. Tuneli i harruar ishte zënë aksidentalisht nga parqet e Parkut Mauerpark.

Për tri dekada sa Berlini qëndroi i ndarë janë hapur rreth 75 tunele, shumica prej tyre në afërsi të rrugës Bernauer. Ndërtesat e banimit në afërsi ishin vend ideal për gërmim dhe hyrje në tunele.
Një ikje të tillë kishte xhiruar televizioni NBC në vitin 1962, ashtu që financoi punën e studentëve në perëndim të Berlinit që të lidhin dy bodrume nga të dyja anët e murit. Dokumentari “The Tunnel” shfaq ikjen e 29 meshkujve, grave dhe fëmijëve.
Në vjeshtën e vitit 1964, 57 njerëz ikën në Perëndim nëpërmjet një tuneli hyrja e të cilit ishte në një oborr të braktisur. Një roje nga Berlini Lindor, u vra në një shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe ata që ndihmuan të arratisurit për të shkuar në perëndim. Egon Shultz, 21-vjeçari i cili u vra, është bërë një hero në lindje dhe shumë e kanë kuptuar se ai po përpiqet të ikë nga rreziku.

“Qëndrimi ndaj murit ndryshoi shumë gjatë viteve. Së pari, të gjithë donin të hiqnin çdo kujtesë mbi të, pastaj konservatorët dhe historianët këmbëngulën që të paktën pjesët e murit të ruheshin”, thotë Dressler.

“Identifikimi i pjesëve tjera të murit dhe tuneleve sikur ky, janë kaq të rëndësishme që historia dhe njerëzit, jetët e të cilëve kanë ndikuar në këtë histori, të mos harrohen”, shton Dressler, transmeton New York Times.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...































