Arbëreshët, 550 rrënjë ulliri në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut
Autori: Gazeta inFokus
17:57 | 17 January 2018
Përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve të ardhur nga Italia, në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbollën 550 ullinj rreth Kalasë së Petrelës, si simbol i shpresës, miqësisë dhe i jetës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve, iu bashkuan aksionit për mbjelljen e ullinjve të rinj, që do të jenë pronë e banorëve të zonës, si një trashëgimi e pasur që vjen që nga koha e Skënderbeut.Veliaj vlerësoi se Heroi ynë Kombëtar është e vetmja figurë që unifikon të gjithë shqiptarët dhe përcjell tek brezat mesazhin e bashkimit.
Duke ftuar qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet me pemë të reja, Veliaj theksoi se në këto kohë një patriot i mirë është ai që kujdeset për vendin e tij. Në këtë vit jubilar, ai theksoi se mënyra për të qenë patriot i mirë është mbjellja e një peme ulliri, si një pasuri e cila u lihet trashëgimi brezave.
Aleksandër Kuço, arbëresh nga rajoni i Sicilisë në Itali, theksoi ky 17 janar shënon fillimin e një bashkëpunimi të gjatë dhe është prova konkrete e ruajtjes së lidhjeve me vendin amë. “Për ne është një nder shumë i madh dhe jam shumë i emocionuar.
Ky do jetë fillimi i një bashkëpunimi që nuk do të mbarojë kurrë, por përkundrazi do të zgjatet përgjithmonë sepse ju jeni rrënjët e ne jemi “degët që s’u thanë”, siç thotë Vaçe Zela te një prej këngëve të saj”, u shpreh Kuço.
Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, figura të larta shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta në përkujtim të figurës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































