Lajme

Basha: Avancimi i të drejtave të shqiptarëve arritje e politikës maqedonase

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 January 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje.2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike, u shpreh kryetari i opozitës.

Basha e siguroi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e plotë dhe energjike të Partisë Demokratike në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

-Advertisement-

Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, sic janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur.

Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, theksoi Basha, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqënien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës

.Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e vendosur të punojë me përkushtim total për përmbushjen e vizionit dhe objektivit të saj për Shqipërinë europiane dhe integrimin europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit si aspiratë mbarëkombëtare e shqiptarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera