Lajme

Pacolli dënon vrasjen e Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 16 January 2018

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare, SDN, Oliver Ivanoviq.

“Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

“Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera