Lajme

Ismaili: Finalizimi i Pakos Bazike, një hap më tej drejt sigurimeve shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 16 Janar 2018

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se ka hapur punëtorinë treditore me profesionistë të personelit mjekësor dhe me ekspertë të Bankës Botërore për finalizimin e Pakos bazike të shërbimeve mjekësore.

Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, ministri Ismalili.

” Sot e hapa punëtorinë treditore me profesionistë të personelit mjekësor dhe me ekspertë të Bankës Botërore, për finalizimin e Pakos Bazike të shërbimeve mjekësore. Qytetarët tanë duhet të dinë se çfarë shërbime marrin në spitalet tona. Finalizimi i kësaj pakoje na afron një hap më tej drejt sigurimeve shëndetësore. Shëndetësia kosovare për vite të tëra është lënë pasdore, por jam i sigurt se bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë”, ka shkruar Ismaili.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy