Lajme

Delawie dënon vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 16 January 2018

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar fuqishëm vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm, dhe shpreh ngushëllimet më të thella të ambasadës për familjen e tij.

Diplomati amerikan i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë së Kosovës të hetojnë incidentin shpejt dhe profesionalisht, dhe që të sjellin kryerësit e aktit para drejtësisë.

“Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Delawie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera