Lajme

Shefi i UNMIK-ut dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 16 January 2018

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, është tronditur nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, udhëheqës i iniciativës qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi” afër zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut sot në mëngjes.

Shef i UNMIK-ut ka dënuar ashpër këtë akt dhe beson se organet hetuese do të punojnë shpejtë dhe në mënyrë efektive, duke siguruar që të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren janë të gatshme për të mbështetur autoritetet në çfarëdo mënyre që mund të ndihmojnë në kapjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës për këtë krim.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe ato të gjithë familjes së OKB-së, familjes dhe miqëve të Z. Ivanovic” tha Tanin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera