Lajme

Lajmi i fundit: Isa Mustafës i komplikohet gjendja shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 14 January 2018

Gazeta Express ka mësuar që ish-Kryeministri nuk është ne rrezik jete, mirëpo për shkak te trajtimit me vonesë të gripit gjendja shëndetësore i është komplikuar tej mase. Ai nuk është në gjendje të lëvizë. Për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë. Gazeta Express mëson se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kë saj së mundje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fort fizik apo ata të cilët janë në moshë , është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Pak informacion është dhënë nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe familja e tij për shëndetin e Mustafës, pos që përmes një komunikate konfirmuan se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e Liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal.

-Advertisement-

Gazeta Express merr vesh se gjendja shëndetësore e Kryetarit të LDK’së është përkeqësuar së fundi.

“Ai nuk është në gjendje të lëviz”, i kanë thënë Expressit burime të afërta me familjen Mustafa, të dielën në kushte anonimiteti.

Sipas këtyre burimeve, mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje tek Mustafa është edhe një sindrom shumë i rrallë.

Sipas këtyre burimeve, mjekët dyshojnë që Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindromi GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskujt e caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion të lartë ose të ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga ky sindom edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Deri tash zyrtarët e LDK’së dhe familja kanë qenë kryesisht të rezervuar për të dhënë informacione për shëndetin e Mustafës. Edhe në vitin 2010 kur Isa Mustafa, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar jashtë vendit për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër zyrtarët e partisë së tij e patën mbajtur gati sekret informacionin për shëndetin e tij.

“Është shëndosh si molla”, ishte njëri nga komente që pati bërë atë kohë bashkë-partiaku i tij, Bujar Bukoshi në një emision televiziv.

Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në Krahinën e Kosovës në atë që quhej “Shteti i Përbashkët Jugosllav” para viteve te 90’ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2009 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera