Prokuroria: Shkumbin Mehmeti s’po dëshmon, po kërkon prishjen e aktgjykimit me të cilin është dënuar me 30 vjet burg
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 13 January 2018
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka kontaktuar me Shkumbin Mehmetin por i njëjti ka refuzuar të japë dëshmi derisa nuk prishet aktgjykimi me të cilin i njëjti ishte dënuar me 30 vjet burgim.
Megjithëkëtë, Prokuroria ka thënë se nëse deklaratat e Mehmeti zbulojnë vrasjet e pasluftës atëherë janë të gatshëm të kërkojnë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit të tij. Në njoftimin për media, Prokuroria ka njoftuar se “me kohë ka nisur zbardhjet e vrasjeve politike. Por, asnjë rezultat deri më tash s’është parë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria njofton opinionin se me kohë ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e të dënuarit Sh.M. E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje, tani të dënuarin Sh. M., mirëpo i njëjti policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh. Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve.
Më vonë më 29.11.2016, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar një letër të tij, ku thuhet se dëshiron të takohet me prokurorët, për të dhënë informata në lidhje me vrasje. Më datë 27.01.2017, i njëjti është sjellë, i shoqëruar nga policia, në PSRK. Është inkurajuar për dhënien e dëshmisë, për rastet që ka në dijeni. I njëjti ka deklaruar se për disa nga këto raste ka dhënë dëshmi para prokurorëve të EULEX-it, dhe prapë ka për të dhënë dëshmi para prokurorit të EULEX-it, me datë 31.01.2017. Megjithatë, ai ka specifikuar se është duke bashkëpunuar me prokurorin e EULEX-it të PSRK-së, vetëm dhe ekskluzivisht në lidhje me rastin e quajtur ‘Olympia”, lidhur me vrasjen e dy oficerëve të UNMIK-ut, si dhe vrasjen në tentativë të dy oficerëve të tjerë, përkatësisht për rastin që ka ndodhur në Podujevë, më 23 mars 2004.
Para dhënies së dëshmisë, i njëjti ka kërkuar garancion që prokuroria ta kthejë në rigjykim, çështjen për të cilën ishte dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, të cilin kusht, prokuroria nuk ka mundur ta premtojë, sepse është në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Meqenëse i njëjti kishte dhënë më parë një deklaratë para prokurorëve të EULEX-it dhe ai kishte ende për të dhënë një deklaratë më 31.01.2017 për të ashtuquajturin rast “Olympia”, shqyrtimi i tij u ndërpre.
Sqarojmë opinionin publik se Prokuroria me kohë ka filluar hetimet për vrasjet e pasluftës. Po ashtu, edhe prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it janë duke zhvilluar hetimet në këtë drejtim, deri në transferimin e këtyre rasteve tek prokurorët vendorë.
Të tjera
-
Asistentja Parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet në agjencën e Komitetit të Ministrave
Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të...
-
Viva Fresh Store renditet si grupi i 5-të më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fr...
-
MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radio...
-
Zëdhënësi i LVV-së: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në in...
-
Mbi 30 të vde*kur nga përmbytjet në Brazil! Bilanci i dëmeve, katastrofik
Këto janë pamjet e përmbytjeve masive në Brazil, pasi një digë u shemb pas re...
-
Raporti për lirinë e medias, Flutura Kusari akuzon qeverinë Kurti për propagandë
Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari i ka reaguar, zëdhënësit të q...
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionuese ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...