Kosova pranohet në Eurovizion
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 January 2018
Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK), është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Evropian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.
Gara e cila i bën bashkë të gjitha shtetet e kontinentit të Evropës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën. “Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Evropian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Evropian, Presidentit të Komitetit të Regjioneve dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.
Startup Europe Awards (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, regjional, shtetëror dhe evropian, që për qëllim ka nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet akterëve kryesorë brenda ekosistemit evropian të ndërmarrësisë. Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Evropës në përgjithësi.
Gara prestigjoze që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.
Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...