Ahmeti dështoj të mbajë premtimin për FSHMN, nuk i pranon as në takim studentët
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 11 January 2018
30 ditë më parë studentët e Fakultetit të Shkencave Matmatiko Natyrore, te Universitetit të Prishtinës së bashku më profesorët dhe dekanatin e këtij Fakulteti kanë protestuar para Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Kërkesa e këtyre studentëve ishte dhënja e lejës për ndertimin e objektit të ri të Fakultetit të FSHMN-së, pasi që objekti ku ata zhvillojnë procesin mësimor nuk i plotëson as kushtet bazike.
LEXO EDHE: Protestojnë studentët e FSHMN-së
Në një deklaratë të dhenë nga një zyrtar i MASH-it, thuhëj se faji nuk është tek kjo Ministri pasi që procesin për ndertimin e objektit të ri po e bllokon Komuna e Prishtinës, duke mos e dhënë lejen e ndërtimit.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në ditën e protestës i ka ftuar organizatorët që 3 ditë pas protestës të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje për problemin.
Në takimin e mbajtur, Shpend Ahmeti iu ka premtuar protestuësve se Komuna e Prishtinës brenda 1 jave do të dalë me vendimin për përcaktimin e lokacionit pasi që janë dy opsione se ku të ndërtohët ky objekt.
Një lokacion është pranë Fakultetit të Edukimit dhe tjetri në afërsi të Fakultetit Teknik.
Mirëpo lokacioni pranë Fakultetit Teknik, është i kontestuar pasi që Shpend Ahmeti atë hapsirë ja ka premtuar Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
LEXO EDHE: Toka të cilën Ahmeti u premtoj studentëve të FSHMN-së, në letër do ti jepet FIEK-ut
Organizatorët e protestës i kanë dhënë afat Komunës së Prishtinës 23 ditë më shumë sesa ka kërkuar Shpend Ahmeti.
LEXO EDHE: Objekti i FSHMN-së në pranverë, ende nuk dihet lokacioni
Sot ishte afati i fundit për përcaktimin e lokacionit, mirëpo Komuna e Prishtinës ka refuzuar të mbaj takim me organizatorët e protestës.
Florian Bivolaku nga Këshilli Organizativ ka thënë se është dita e 3 që po shkon në Komunë mirëpo është refuzuar nga keta zyrtar.
“Sot është dita e 3 që po kërkoj takim më zyrtarët e Komunës, e në vëqanti me Kryetarin Ahmeti. Mirëpo jamë refuzuar duke thënë se Kryetari nuk është këtu. Sot kame ardhur edhe me dekanin Tahir Arbneshi, pasi që kamë menduar se do të na pranojnë në takim”, ka thënë ai për portalin Infokusi.
Bivolaku ka shtuar se gjatë kohës sa kanë qenë duke pritur para Komunës, Shpend Ahmeti ka hyrë në Komunë mirëpo ka refuzuar të takohët më ta.
Bivolaku gjatë prononcimit për portalin Infokusi, ka thënë së i qëndrojnë mbrapa fjalëve që i kanë thënë në protestë ku do ta bojkotojnë procesin mësimor për semestrin e verës së bashku më tërë stafin akademik dhe bllokim të të gjitha institucioneve që kanë ndikim në këtë qështje.
I pyetur nga portali Infokusi, se në çfarë mënyre do ta bëjnë bllokimin ai ka thënë se duhët pritur deri më 15 shkurt për ta parë.
Ndër të tjerash ai i ka berë një ftesë publike MASHT-it, Kryetarit të Prishtinës, Kryeministrit dhe Presidentit, për të ardhur në FSHMN dhe të shohin se në çfarë gjendje institucionet tona janë duke i lejuar studentët e shkencave të zhvillojnë procesin mësimor. Procesi mësimor zhvillohët në lagështi, myk, erëra toksike, në të ftoft dhe së bashku më brejtës të cilët qarkullojnë në laboratorët e këtij fakulteti e që këta të fundit nuk i plotësojnë as kushtët minimale pasi që rrezikohët edhe jeta e studentëve.
Universiteti i Prishtinës, ka filluar projektin për ndërtimin e objektit të ri të FSHMN-së në vitin 2014 ku dhe ka ndarë një buxhet. Mirëpo i vetmi problem që kanë hasur është dhënja e lejës nga Komuna e Prishtinës.
Studëntët vazhdojnë të mbajnë procesin mësimor në objektin i cili nuk i plotëson as nevojat elementare./INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...