Habit balerina shqiptare, me hobin e saj nuk i lë hapësirë familjarëve!
Autori: Gazeta inFokus
18:04 | 11 January 2018
Të kesh 317 palë këpucë dhe të kërkosh të koleksionosh të tjera.
Ky është hobi i Isida Mollaymerit, balerinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila ka nisur të koleksionojë këpucë që në kohën e gjimnazit.
E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Isida rrëfen se në koleksionin e saj ka këpucë të ndryshme me taka, të sheshta apo edhe atlete: “Jam e fiksuar pas këpucëve. Për herë të parë “fiksimi” im ka nisur në gjimnaz. Sa herë shkoja në dyqane gjëja e parë që blija ishin këpucët.
Jam kritikuar nga shoqet për këtë hobi që kam, por sërish kam vijuar. Në koleksionin tim nuk ka vetëm këpucë me taka, por edhe atlete. Nuk është se jam e fiksuar pas këpucëve firmë, mjafton të jenë të rehatshme”.
Megjithatë ky “hobi” i balerinës ka marrë edhe kritika nga familjarët e saj, për shkak të hapësirës së madhe që ato zënë në shtëpi: “Kam 317 palë këpucë dhe të gjithë korridorin e shtëpisë e kam “zaptuar”. Mundohem që secilën palë ta kombinoj me veshjet e mia.
Në koleksionin tim kam edhe këpucë të cilat u ka kaluar moda, por sërish i mbaj. Në koleksionin tim ka edhe këpucë, pas së cilave jam shumë e afeksionuar pasi më kujtojnë momente të rëndësishme të jetës sime. Kritikohem shpesh nga familjarët e mi, por unë sërish nuk heq dorë nga ky hobi që kam për të koleksionuar këpucë”- përfundoi balerina.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...






























