Sport

Ibra bën gati valixhet për në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 10 January 2018

Për Zlatan Ibrahimoviç dhe Manchester United rrugët janë të destinuara të ndahen, madje që në muajin janar. Lajmi për një ndarje të parakohëshme mes suedezit dhe ‘Djajve të Kuq’ vjen nga Yahoo Sports, që zbulon se sulmuesi suedez me shumë gjasa mund të përfundojë në Amerikë, ku e ka emrin ende të madh.

Ibra i përshpejtoi etapat e rikthimit në fushën e lojës dhe nga 18 nëntori deri në 26 dhjetor luajti 7 takime, nga të cilat 2 titullar dhe ku arriti të shënonte një gol me Bristol në Kupë. Më pas sërish probleme me gjurin e operuar në pranverë dhe një tjetër muaj pushim i detyruar. Por ndërsa mosha shënon 36 vite, një kampionat si Premier League duket pak i rëndë edhe për një futbollist që në fanelë mban emrin Ibrahimoviç.

Dhe në logjikën që zbërthen Yahoo Sports e ardhmja e afërt për ‘gjigandin’ mund të jetë Kina ose Amerika, madje që në muajin janar. Në një skuadër ku Lukaku ka një vend fiks në formacion dhe Rashford e Martial që shihen si alternativa të para, Zlatan e ka shumë të vështirë ta gjejë formacioin në 6 muajt e ardhshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera