E bën presidenti francez: Ua ndalon fëmijëve telefonët
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 10 January 2018
Këtë javë Ministri i Francës për Edukimin, Jean-Michel Blanquer lajmëroi se duke filluar që nga viti i ardhshëm shkollor, të gjithë nxënësit e moshave 6 deri në 15 vjeç do të ndalohen të marrin me vete telefonat e tyre gjatë gjithë procesit mësimor në klasë.
Kjo është hera e parë që një shtet ndalon marrjen e telefonave në shkollë në shkallë kombëtare. Kjo reformë ishte një nga premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuele Macron. Edhe më parë, në vitin 2010 nxënësve u ndalua përdorimi i telefonave në klasë, por siç thonë mësuesit ky rregull nuk kishte ndikim real. Pse?
Sepse nëse fëmijët do të kenë akses në telefonat e tyre, në një moment të caktuar do të përfundojnë duke i përdorur. Por kjo reformë e re merr masa ekstreme duke mos i lejuar fëmijët t’i mbajnë me vete telefonat e tyre.
“Në ditët e sotme fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, por qëndrojnë gjatë gjithë kohës thjesht duke vëzhguar smartfonat e tyre. Dhe nga pikëpamja edukative ky është një problem thelbësor”, tha ministri në deklaratën e tij.
Sipas “The Telegraph”, në kuadër të zbatimit të këtij ligji, fëmijëve nuk do t’ju lejohet akses në telefonat e tyre gjatë orarit të shkollës, duke përfshirë këtu pushimin e drekës edhe pushimet ndërmjet orëve. Ministri ju referua shumë studimeve që tregonin se përdorimi i telefonave ishte i rrezikshëm për fëmijët dhe tha gjithashtu se shkolla duhet të bëjë pjesën e saj për të ndaluar fëmijët të krijojnë varësi ndaj përdorimit të celularëve.
Duke pasur parasysh numrin e fëmijëve që kanë një telefon, mund të jetë e paksa e vështirë të ndalosh gjithë këta fëmijë që të marrin me vete telefonat në shkollë, e veçanërisht në rastet kur prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe mendojnë se telefoni është mënyra më e mirë për të kontaktuar me fëmijët në raste urgjencash. Gjithsesi Z. Blanquer tha se është i gatshëm të bëjë tolerime në rastet kur provohet se telefoni është i nevojshëm për arsye edukative apo sigurie.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































