Lajme

Haradinaj mohon refuzimin e vizës

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 09 January 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për çështjen e mos udhëtimit të tij në SHBA. Ai ka thënë se zyra e tij ka aplikuar për vizë, por ambasada amerikane nuk i ka dhënë përgjigje.

“Zyra jem ka apliku, janë disa ngjarje në të cilat kam qef me shku. Nuk kam marrë përgjigje . Kur t’ma japin shkoj” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.

Haradinaj është pyetur nëse kjo është një ndëshkim ndaj tij, për shkak të qëndrimit ndaj Gjykatës Speciale, por ai nuk e ka ndërlidhur me këtë.

-Advertisement-

Duke folur për cështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj ka thënë se nëse iniciativa e deputetëve shkon në Kuvend, AAK do të votojë pro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera