Lajme

Aksident me fatalitet në Mramor të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 09 January 2018

Mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Mramor të Prishtinës, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës një person ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa dy të lënduarat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se vozitësja femër që pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident ndërsa rasti është ende duke u hetuar, transmeton Infokusi.com.

“Një femër K/Shqiptare derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar pasagjerë në automjet, ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar dy femra K/Shqiptare, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera