Ekspertja e Drejtësisë: Është vonë për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 09 January 2018
Muajin e kaluar në Kosovë pati përpjekje për shfuqizimin e ligjit që çoi në krijimin e gjykatës së Posaçme, ose Dhomave të Specializuara siç quhet në fjalorin juridik.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Kuintit kanë reaguar me forcë kundër këtyre përpjekjeve.Në këtë fazë gjykata ka filluar funksionimin në Hagë dhe janë caktuar gjyqtarët, por ende nuk janë ngritur aktakuza.
Në një intervistë nga Londra, studiuesja e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Rudina Jasini, i tha Zërit të Amerikës se arsyeja që ka pasur një reagim kaq të fortë nga vendet e Kuintit është se për ngritjen e shtetit të së drejtës në Kosovë, vendet perëndimore kanë bërë një investim mjaft të madh gjatë një periudhe disavjeçare.
Zonja Jasini tha se fakti që Gjykata Speciale është ngritur në Hagë është pikërisht për të mbajtur standarde të larta procedurale ndërkombëtare të procesit gjyqësor, sidomos për sigurimin e dëshmitarëve, për garantimin e të drejtave të të akuzuarve dhe mbi të gjitha të një barazie midis palëve në procesin gjyqësor.
Juristja tha se sigurisht, një shumicë teknike mund të krijohet në parlament për të themeluar një ligj të ri ose për të ndryshuar përmbajtjen e ligjit aktual.
Por kjo nuk mund të zhbëjë procesin e ngritjes së kësaj gjykate.Kjo, tha zonja Jasini, do ta sillte Kosovën në një ngërç të padiskutueshëm juridik dhe do të dëmtonte mjaft rëndë marrëdhëniet me vendet e Kuintit por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kjo do të sinjalizonte, gjithashtu, se Kosova nuk e ka marrë seriozisht procesin e trajtimit të krimeve të luftës dhe të atyre të pasluftës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































