Lajme

Nitaj: Bëni sakrificë për vendin, sikurse Haradinaj që bëri për Hagën

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 08 January 2018

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një statusi në facebook ka komentuar zhvillimet fundit sa i përket Gjykatës Speciale.

Sipas tij, duhet të mos harrohet rasti kur Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, kur ishte kërkuar nga Haga.

Nitaj po ashtu ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë etnike dhe aspak e drejtë.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale!

Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme “sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë”!
Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykate një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre!
Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!
MN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera