Sport

Miku i dehur e transmetoi në Facebook duelin e Joshuas, anglezi të dënohet me 100 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 08 January 2018

Një fans i boksit do të përballet me një proces gjyqësor  me vler100 mijë euro pasi një mik i tij të cilin e kishte ftuar për të shikuar duelin Anthony Joshua-Wladimir Klitschko, e transmetoi live në Facebook duelin përmes një iPad’i.

Craig Foster kishte paguar mbi 19,95 funta për të shikuar duelin në kanalin SkySports, por një shok i tij ia drejtoi televozionit iPad’in dhe e transmetoi atë direkt në Facebook.

Kompania Sky në bazë të kodeve të përdoruesve e hetoi se transmetimi ishte bërë nga llogaria e Craig dhe e paditi atë.

-Advertisement-

Duelin nga Facebooku i Craig e kishin shikuar 4 mijë e 250 persona.

“Ata po kërkojnë emrat e të gjithë shokëve të mi që ishin aty atë natë, por nuk do t’ua tregoj. u thash le të më japin dënimin”, ka thënë Craig për gazetën The Mirror, ndërsa tregoi se Sky i kishte kërkuar të paguante 5 mijë funta.

Por, tani ai tregon se ka ndërmend të nis procesin gjyqësor me kompaninë Sky dhe nuk pranon të i paguajë 5 kërkesën e tyre.

“E di që transmetimi ishte veprim i gabueshëm. Nuk e ndala shokun tim, por isha duke shikuar boksin. Unë jam vetëm një person që kam pirë disa pije më shokët e mi”, u shpreh ai.

Kompania ligjore e cila përfaqëson SkySports kishte arritur të bindë Craig të nënshkruante marrëveshje ligjore, me të cilën pranonte të paguante shumën e kërkuar,

Por tani ai thotë se ka ndërmend të përballet me ta në gjykatë, pasi e nënshkroi marrëveshjen në presion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera