Zbardhen arsyet: Ja pse iu refuzua viza Ramush Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 07 January 2018
Janë bërë më shumë se dy javë qëkur kryeministri Ramush Haradinaj ka aplikuar për vizë amerikane, por akoma nuk i është dhënë ajo.
Siç merr vesh KTV-ja, arsyeja e vonesës së përgjigjes së Ambasadës amerikane është se Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk është shprehur i gatshëm ta takojë Haradinajn.Refuzimi i zyrtarëve amerikanë për ta takuar kryeministrin kosovar, vjen për shkak të vonesës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Televizioni ka mësuar se ky qëndrim i SHBA-së ka të bëjë gjithashtu me nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara për Kosovën.Haradinaj kishte planifikuar që më 7 janar të bënte një vizitë në shtetin e Iwoa-s.Por, Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit, ka thënë për KTV-në se ende nuk kanë marrë përgjigje për vizën e Haradinajt.
“Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni nëse i është refuzuar viza kryeministrit Ramush Haradinaj. Është në procedurë dhe nuk kemi akoma përgjigje. Asnjë zyrtari të qeverisë nuk i është refuzuar viza amerikane, e aq më pak kryeministrit”, ka thënë Arifi.
Kabineti i kryeministrit ka thënë për televizionin se Haradinaj ka aplikuar për vizë në fund të dhjetorit.KTV-ja ka pyetur edhe Ambasadën Amerikane nëse i është refuzuar apo jo viza kryeministrit, por nuk ka marrë përgjigje.
Por, në webfaqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, qartësohet se nëse aplikuesi kualifikohet për vizë diplomatike, ambasada e procedon vizën brenda një dite.Në një postim në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar se i është refuzuar viza amerikane.
“Më 24 mars ’98, kemi pasur momente jete apo vdekjeje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO-ja na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritjeje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.
I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj.
Nëse refuzimi i vizës është i vërtetë, për deputeten e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, është arsye e mjaftueshme që Haradinaj të japë dorëheqje.
Edhe deputeti i Alternatives, Ilir Deda, ka thënë se refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































