Lajme

Moti që do të mbajë në Kosovë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 07 January 2018

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme të javës.
Thuhet se fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Nga pasditja e së enjtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

-Advertisement-

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera