Rozë

Dua Lipa kërkon falje

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 06 January 2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pas mbylljes me sukses të vitit 2017, pritet që në 2018 të vijë më projekte të reja muzikore për fansat e saj.

Por pavarësisht se janë të shumtë ata që e simpatizojnë, ka edhe nga ata që e kanë kritikuar këngëtaren, dhe kjo për shkak se pak kohë më parë Dua ka përdorur një shprehje raciste “Nigga”, gjë që nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj.

Për një veprim të tillë këngëtarja shqiptare u ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter fansave të saj duke theksuar se është penduar. “Lidhur me këngën cover të vitit 2014-të, asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj apo mërzis dikë. Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se s’duhet ta kisha bërë as atë që kam bërë”, ka thënë 22-vjeçarja.

-Advertisement-

In relation to my 2014 cover I never meant to offend or upset anyone. I didnt say the full word but I can admit I shouldnt have gone there at all and that a different word could’ve been recorded altogether to avoid offence and confusion. I wasn’t thinking it through at the time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera