Sport

Lëndohet Sergio Ramos

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 05 January 2018

Sergio Ramos ka pësuar një lëndim në pulpën e këmbës dhe pritet të mungojë në ndeshje e parë të Real Madridit në La Liga pas pushimit dimëror.

Real Madridi konfirmoi sot përmes një komunikate se Ramos do të mungojë për një periudhe të paspecifikuar kohore për shkak të lëndimit.

“Pas testeve të kryera që Sergio Ramos iu nënshtrua sot në Shërbimin Mjekësor të Real Madridit ‘Sanitas’, mësohet se ai ka pësuar lëndim muskulor në këmbën e majtë”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

“Do të vazhdojmë ta vlerësojmë rikuperimin e tij”, thuhet më tej në komunikatë.

Reali udhëton te Celta Vigo këtë javë në kuadër të La Ligës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera