Për FFK-në Vllaznia dallon prej Feronikelit
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 05 January 2018
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk u ka dhënë shpresa tifozëve dhe dashamirëve të Vllaznisë së Pozheranit. Shtëpia e futbollit ka paralajmëruar njohjen e fletëlëshimeve që u janë dhënë nga kryesia e klubit gati të gjithë lojtarëve. Para pak kohësh FFK-ja i kishte shpallur jovalide fletëlëshimet që i kishin marrë futbollistët e Feronikelit, duke i lënë ata në Drenas. Sipas FFK-së, rasti i Vllaznisë nuk është i njëjtë me atë të Feronikelit, shkruan sot, gazeta “Zëri”.
Para pak javësh Feronikeli u kishte dhënë fletëlëshime futbollistëve dhe më pas kishte dhënë dorëheqje edhe kryesia e klubit, e cila ishte kërkuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Mirëpo komuna përmes një letre i kishte kërkuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që t’i shpallë të pavlefshme ato fletëlëshime. Kështu edhe kishte vepruar FFK-ja, duke mos i njohur ato fletëlëshime. Shtëpia e futbollit theksonte se nuk ishte e ndikuar politikisht nga Komuna e Drenasit në marrjen e atij vendimi, por kishte vepruar mbi baza profesionale. Vendimin për mosnjohjen e fletëlëshimeve që kishin marrë lojtarët e Feronikelit FFK-ja e kishte arsyetuar me qëllimin për ta ruajtur interesin e klubit nga Drenasi, mbrojtjen e futbollistëve dhe ruajtjen e integritetit të garave të Superligës.
Mirëpo FFK-ja deri më tani nuk ka reaguar njëjtë në rastin e fundit që ndodhi në Superligën e Kosovës, ku një tjetër klub elitar u dha fletëlëshime gati të gjithë futbollistëve. Fjala është për Vllazninë e Pozheranit, e cila i ka liruar gati të gjithë futbollistët, duke përfshirë edhe emrat më të njohur që kishte në skuadër, si: Maliq Behlulin, Festim Alidemajn, Alban Shillovën, Festim Krasniqin, Rron Statovcin, Albert Stubllën, Fuad Karabegun, Erdin Hashanin, Armend Kastratin, Bergin Maliqin, Alban Rexhepin, Shkumbin Salihin, Elbasan Thaçin, etj. Ndërkohë, nga Pozherani janë larguar edhe disa anëtarë të bordit. “Rasti i Feronikelit dallon me këtë të Vllaznisë. Komuna e Drenasit dhe klubi i Feronikelit patën ndërmarrë masa menjëherë pasi ish-kryesia u kishte dhënë fletëlëshime. Kurse nga Vllaznia e Pozheranit kryesia nuk është larguar”, thotë FFK-ja. “Përpos kësaj, tani jemi në aftin kalimtar të janarit. Jemi në fazën e marrëveshjeve në mes klubeve dhe futbollistëve. Po ashtu kur lojtarët nuk marrin paga për dy muaj ata kanë të drejtë të largohen prej klubeve që nuk ua kryejnë obligimet. Sidoqoftë, fletëlëshimet që kanë marrë futbollistët e Vllaznisë do të verifikohen nga komisionet përkatëse të Federatës dhe nëse vërtetohet ndonjë parregullsi atëherë ne do të reagojmë”, ka theksuar FFK-ja për “Zërin”.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...